Opinionisti Labinot Balaj tha se zgjedhjet e reja parlamentare si opsion “nuk është i largët”, mirëpo shprehet se rezultatet do të jenë pak a shumë të njëjta.
“E kemi një parti që ka dalë e para, dhe t’i bashkohet cilado parti për ta bërë qeverinë, është një nga zgjidhjet. Zgjedhjet janë të afërta, nëse jo këtë vit, me siguri në fillim të vitit të ardhshëm. Këto zgjedhjet janë pika ku po konvergojnë më së shumti interesat e të gjitha partive, kjo mbështetur në rezultatin e pakënaqshëm. Nuk do të ketë ndonjë ndryshim drastik, por do të cenohet integriteti i demokracisë, sepse nuk do të denjojnë qytetarët t’i përgjigjen procesit elektoral”, deklaroi Balaj në Rubikon .