Zgjedhjet në Francë: Macron dhe Le Pen shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve

Zgjedhjet në Francë: Macron dhe Le Pen shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve

Sondazhet në Francë, pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, tregojnë se presidenti i tanishëm, Emmanuel Macron, dhe liderja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, do të kualifikohen për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet më 24 prill.

Macron është kryesisht përpara në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale me 28.1 përqind të votave, i ndjekur nga Marine Le Pen me 23.3 përqind.

Lideri i ekstremit të majtë, Jean-Luc Mélenchon, është në vendin e tretë me 20.1 përqind, sipas transmetuesit televiziv kombëtar të Francës. Personaliteti televiziv i ekstremit të djathtë, Eric Zemmour, mori 7,2 përqind, sipas parashikimeve.

Kandidatja konservatore Valérie Pécresse mori 5% dhe kandidati i të Gjelbërve, Yannick Jadot mori 4.4%, shkruan Euronews.

Related Articles