Këtë të diel janë duke u zhvilluar zgjedhjet në nivel lokal në Preshevë dhe Bujanoc, raporton Gazeta “Enigma”.
Nga ora 07:00 deri në ora 09:00 kanë votuar 1 mijë e 456 qytetarë, ose 3,5 për qind.
Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Alban Mehmeti ka njoftuar se numri i përgjithshëm i votuesve me të drejtë vote është 43 mijë e 450.
Mehmeti deklaroi për Teve1 se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, dhe nuk ka pasur asnjë parregullsi.
Deri më tani, sipas tij, i gjithë procesi është duke u realizuar me rregulla.