Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve në veri e ku ka caktuar kështu katër Ushtrues Detyre në vend të zyrtarëve të dorëhequr.
Sipas KQZ-së, pas dorëheqjes së katër zyrtarëve të lartë komunal të zgjedhjeve, tashmë janë caktuar katër ushtruesit e detyrës, të cilët do të kryejnë detyrat në katër komunat përkatëse.
Zyrtarët të cilët janë caktuar të ushtrojnë këto detyra, janë zyrtarë komunal të zgjedhjeve nga komunat tjera të Kosovës.