Një çift në Fushë Kosovë ka raportuar në polici zhdukjen e dy fëmijëve të tyre, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të premten.
“Dy ankuesit, një mashkull dhe një femër kosovar/e kanë raportuar se dy fëmijët e tyre meshkuj kosovar kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre”, thuhet në raportin 24 orësh të forcave të rendit. /Gazeta Enigma/