Ballkani pësoi humbje nga Malisheva me rezultat 2-3 në kuadër të xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Kjo ndeshje për suharekasit nuk kishte rëndësi pasi një ditë më herët (të mërkurën) e kishin siguruar titullin e kampionit matematikisht pas barazimit 0-0 në ndeshjen Gjilani – Drita.
Ballkani konsiderohej favorit në këtë ndeshje ndaj Malishevës e cila po lufton për mbijetesë, por një gjë e tillë nuk u pa në fushën e lojës për gjatë tërë 90 minutave.
Djelmoshat e udhëhequr nga Ilir Daja ishin kapluar nga festa e shpalljes kampion dhe nuk ishin të fokusuar në ndeshjen e sotme.
E festa e madhe e shpalljes kampion duket se i ka kapur edhe administratorët e rrjeteve sociale, raporton Gazeta Enigma.
Ballkani postimin e fundit e ka para më se 6 orëve kur e kanë bërë publikimin e formacioneve zyrtare, ndërsa nuk e kanë publikuar rezultatin rezultatin përfundimtar siç ndodh si zakonisht te ky klub.
Kujtojmë që Ballkani janë shpallur kampion të Kosovës për herë të parë në histori të klubit.
/GAZETA ENIGMA/