Rreth orës 12:30 kishte dal nga shtëpia dhe që nga atëherë nuk u pa më.
Një grua nga Mitrovica e Veriut raportohet se është zhdukur të martën e 28 majit, njofton Policia, raporton Gazeta Enigma.
Rasti aktualisht është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.
“Mitrovicë Veri 28.05.2024-12:30. Me 29.05.2024 ankuesja femër kosovare ka informuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.” – thuhet në njoftimin e policisë. / Gazeta Enigma
Zhduket një grua në Mitrovicën e Veriut, policia po e heton rastin
