Policia e Kosovës njofton se është zhdukur një person nga Peja, raporton Gazeta Enigma.
Djali i tij e ka raportuar rastin në Polici, derisa ka thënë se prindi i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Ndryshe, rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se prindi i tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij, sipas ankuesit prindi i tij është me të meta psikike. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.