Ndonëse ende nuk dihet për fatin e dy turistëve të huaj që u zhdukën në alpet shqiptare, tani dyshes i shtohet edhe një tjetër, për të cilin nuk ka ndonjë informacion se ku ndodhet.
Bëhet fjalë për një të ri australian.
Ai është parë për herë të fundit më 13 tetor dhe ka patur si destinacion Thethin. Ashtu si dy të paret, edhe turisti australian ka qenë i vetëm.
Siç njofton TCH, aventurat e të huajve në Alpet e veriut, kanë prodhuar një bilanc të rende aksidentesh me të plagosur, të vrarë e të zhdukur. /Gazeta Enigma