Gjatë ditës së djeshme është zhdukur një vajzë në Gjakovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Rastin në polici e ka raportuar nëna e saj, e cila ka thënë se vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, përcjell Klankosova.tv.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Tutje në këtë raport thuhet se rasti është duke u hetuar. / Gazeta Enigma.