Një zjarr i madh ka përfshirë një zonë me bimësi të ulët në Stourbridge, në Britaninë qendrore, ndërsa flakët janë përhapur edhe në disa banesa pranë një fushe golfi.
Pamjet e transmetuara nga Sky News tregojnë të paktën tre prona të përfshira nga flakët në afërsi të zonës së zjarrit. Në vendngjarje janë angazhuar rreth 60 zjarrfikës, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të situatës.
Shërbimi zjarrfikës i West Midlands konfirmoi ndërhyrjen e ekipeve në terren, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon.
Stourbridge ndodhet rreth 205 kilometra nga Londra.
Deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur përmasat e dëmeve materiale. Shkaqet e zjarrit mbeten për t’u përcaktuar. /Panorama
