Zjarr në autobusin që po shkonte nga Kosova në Zvicër? Reagon kompania

Zjarr në autobusin që po shkonte nga Kosova në Zvicër? Reagon kompania

Në një autobus që po udhëtonte nga Kosova për në Zvicër, ka ndodhur një incident i vogël.

Mediat kanë raportuar se autobusi që po bartte mërgimtarë, të cilët kanë përfunduar pushimet e tyre dimërore dhe po udhëtonin drejt mërgimit, është përfshirë nga zjarri.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në territorin e Kroacisë.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe kompania e udhëtimeve, që posedon autobusin.

“Kompania ARDITI TOURS demanton kategorikisht lajmin e publikuar në disa media, përfshirë Klan Kosova, se është djegur një autobus i kompanisë sonë.

Sqarojmë opinionin publik se autobusi në fjalë nuk është djegur dhe ka qenë gjatë gjithë kohës në udhëtim të rregullt. Gjatë rrugës është paraqitur një defekt i vogël teknik, i cili është riparuar brenda 20 minutave, pa rrezikuar sigurinë e pasagjerëve. Pas ndërhyrjes teknike, udhëtimi ka vazhduar normalisht.

ARDITI TOURS i kushton rëndësi maksimale sigurisë së udhëtarëve dhe mirëmbajtjes së mjeteve transportuese” thuhet në reagim të kompanisë.

Related Articles