Zjarr në një banesë në Fushë Kosovë, lëndohet një femër

Një banesë ka marrë flakë pasditen e së enjtes në Fushë Kosovë, ku si pasojë një femër është lënduar.



Rastin e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma”, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00, policia është njoftuar për një zjarr në një banesë, në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, një person (femër), është lënduar, dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

Tutje, ajo njoftoi se zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve, ndërkohë që policia ka nisur një hetim për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të këtij rasti. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles