Një 30-vjeçar në mesin e nëntë viktimave të coronavirusit në Shqipëri

Një 30-vjeçar në mesin e nëntë viktimave të coronavirusit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3732 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 495 qytetarë.

Ndërkohë, është rritur sërish numri i viktimave. Vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 9 qytetarë, mes tyre edhe një 30-vjeçar nga Tirana.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles