Një zjarr që përfshiu një shtëpi pleqsh në fshatin Rojak në Bullgarinë lindore vrau nëntë njerëz, disa prej të cilëve u mbytën nga tymi, thanë zyrtarët.
Zjarri, i cili përfshiu çatinë prej druri të shtëpisë për të moshuarit të hënën mbrëma, u shua dhe 58 të moshuar që jetonin atje u evakuuan, tha Tihomir Totev, kreu i Departamentit Rajonal për Mbrojtjen nga Zjarri, raportoi Reuters.
“Kur gjashtë makina zjarrfikëse arritën në shtëpi, çatia u përfshi nga flakë të mëdha dhe tym të zi. Zjarrfikësit filluan evakuimin e përdoruesve të shtëpisë, por për fat të keq nëntë persona humbën jetën”, tha Totev. Sipas tij, shkaku i zjarrit është duke u hetuar. /Gazeta “Enigma”/