Javët e fundit, Kosova është përballur me zjarre të shumta nëpër male.
Në disa rajone të vendit kanë shpërthyer flakët, ku për disa ditë janë regjistruar disa raste.
Ditën e djeshme janë shpërndarë “pamjet apokaliptike” të Maleve të Kamenicës.
Siç njofton Klan Kosova, zjarrfikësit edhe sot gjatë ditës ishin në vijën e parë të frontit, transmeton Gazeta Enigma.
Ata arritën që t’i shuajnë flakët, por tym ka ende sepse po shpërndahet nga era e fuqishme në atë pjesë.
Zjarrfikësit nuk po kanë mundësi të ngjiten në pjesët më të larta. /Gazeta Enigma