Zjarret në vend, drejtori i Policisë: Po punojmë të ulet numri i tyre, janë arrestuar 9 persona

Zjarret në vend, drejtori i Policisë: Po punojmë të ulet numri i tyre, janë arrestuar 9 persona

Policia e Kosovës dhe Agjencia për Menaxhim të Emergjencave, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbajtën një konferencë për media lidhur me zjarret dhe masat për menaxhimin e tyre. Ata thanë se po ndërmarrin veprime të koordinuara në mënyrë që të mos ketë pasoja nga zjarret.

Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, tha se Policia po punon që të ulet numri i zjarreve.

Ai bëri të ditur se nga fillimi i këtij muaji deri më tani janë raportuar 183 zjarre.

Numri i zjarrvënieve është 54, ndërsa janë arrestuar 9 persona.

Numri i intervenimeve të policisë është 111, ndërsa janë iniciuar 63 raste për shkaktim të rrezikut.

Genc Metaj, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave, apeloi për kujdes dhe bashkëpunim në përballjen me zjarret, të cilat kohët e fundit janë shtuar në Kosovë.

Related Articles