“Zjerm” shkon në Eurovision, Shkodra Elektronike fiton Festivalin e Këngës në RTSH

“Zjerm” shkon në Eurovision, Shkodra Elektronike fiton Festivalin e Këngës në RTSH

Të dielën mbrëma është mbajtur nata finale e festivalit të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, shkruan Gazeta Enigma.

‘Kokë më kokë’, 15 finalistët konkurruan me njëri-tjetrin dje për të marrë çmimin e parë të këtij festivali, e për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2025.

Mirëpo më e mira nga të gjithë u zgjodh “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”.

Vendin e dytë në festival e mori Elvana Gjata më këngën Karnaval.

Fituesit e çmimeve kryesore të festivalit ishin:

Çmimi i Kritikës: “Zjerm” nga Shkodra Elektronike
Çmimi për tekstin më të mirë: “Lutem” nga Vesa Smolica
Çmimi i tretë: “Mjegull” nga Alis
Çmimi i dytë: “Karnaval” nga Elvana Gjata
Çmimi i parë: “Zjerm” nga Shkodra Elektronike. /Gazeta Enigma

Related Articles