ZRrE: Askush nuk mund të ndikojë në vendimin për tarifat

ZRrE: Askush nuk mund të ndikojë në vendimin për tarifat

Zyra e Rregullatorit të Energjisë, sot ka njoftuar se vendimet për tarifat janë kompetencë ekskluzive e këtij institucioni, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ata përmes një komunikate për media kanë theksuar se Qeveria mund të ndikojë në uljen e ndikimit të faturave vetëm përmes mekanizmit të subvencionimit direkt te konsumatorët.

Ky reagim vije pas takimit me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët edhe dorëzuan kërkesën për anulim të vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike prej 16.1 për qind.

“Vendimet për tarifat janë kompetencë ekskluzive e ZRrE-së, dhe asnjë institucion tjetër nuk ka mandat ligjor për të anuluar apo shtyrë vendimet e ZRrE”, thuhet në komunikatë.

“Qeveria mund të ndikojë në uljen e ndikimit të faturave vetëm përmes mekanizmit të subvencionimit direkt te konsumatorët, por kjo nuk përbën vendimmarrje rregullative”, vijon komunikata e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Related Articles