ZRrE takohet sot me mediat për procesin e përshtatjes tarifore

ZRrE takohet sot me mediat për procesin e përshtatjes tarifore

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka ftuar mediat të hënën në një takim informues që do të mbahet me filllim nga ora 10:00, në ambientet e saj.

Qëllimi i takimit është diskutimi i procesit të rregullt të përshtatjes tarifore dhe adresimi i çështjeve me interes të përbashkët, thuhet në komunikën e dërguar për media.

Për shkak të kufizimit të hapësirës, ZRrE-ja kërkon që secili medium të dërgojë vetëm një përfaqësues.

Inçizimi me kamerë do të lejohet vetëm gjatë dhjetë minutave të para të takimit, ndërsa pjesa tjetër e diskutimit do të zhvillohet pa praninë e kamerave dhe pajisjeve audio.

Related Articles