Të dielën në Zubin Potok janë hasur disa fotografi të terroristit Milan Radoiçiq.
Po ashtu në disa objekte janë hasur edhe mbishkrime, duke kërkuar edhe kthimin e tij “Kthehu Radoiçiq”, “Serbët s’mund të vuajnë më shumë”.
Lidhur me rastin policia ka nisur hetime për “nxitje të urrejtje”.
Rastin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit për rajon e veriut, Veton Elshani.
“Pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurorit, është iniciuar hetim dhe është urdhëruar që të ndërmerren veprimet e nevojshme që të identifikohen të dyshuarit dhe të sigurohet prezenca e tyre”, tha Elshani.
Po ashtu atje janë vendosur edhe disa fotografi dhe mbishkrime që janë kundër tij.