Zvicër – Itali, çifti i parë i 1/16-tës në Euro 2024

Zvicër – Itali, çifti i parë i 1/16-tës në Euro 2024

Është konfirmuar tashmë çifti i parë i 1/16-tës në Kampionatin Evropian, Euro 2024.

Më 29 qershor do të përballen Zvicra me Italinë.

“Helvetikët” përfunduan në vendin e dytë të grupit A duke i grumbulluar pesë pikë, derisa Italia në vendin e dytë të grupit B, duke i marrë katër pikë nga tri përballje.

Gjithashtu në fazën e eliminimit direkt u kualifikuan edhe Gjermania, Spanja dhe Portugalia, por që ende nuk dihen rivalët e tyre.

Ndërkaq, sot dhe nesër do të kompletohen 16 skuadrat që vazhdojnë tutje dhe tetë të tjerat që eliminohen. /Gazeta Enigma

Related Articles