Zvicra fton Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, por jo edhe Ardon Jasharin e Uran Bislimin

Zvicra fton Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, por jo edhe Ardon Jasharin e Uran Bislimin

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë përfshirë në listën e Murat Yakin për ndeshjet që Zvicra i zhvillon në këtë muaj në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Helvetikët janë në rrugë të mbarë për të kaluar Grupin I, aty ku gjendet edhe Kosova.

Përkundër Dardanëve, Zvicra ka edhe katër ndeshje në letër për të siguruar kualifikimin, por rezultatet e mira ndaj Izraelit dhe Bjellorusisë në këtë muaj – mund t’u sigurojnë atyre biletën për në Gjermani.

Mirëpo, në listën e Zvicrës mungon Ardon Jashari dhe Uran Bislimi, që ishin ftuar në ndeshjet e shtatorit.

Zvicra më 12 tetor luan në udhëtim tek Izraeli, ndërsa më 15 tetor e pret në shtëpi Bjellorusinë.

Helvetikët i prijnë grupit me 14 pikë, dy më shumë se Rumania e vendit të dytë dhe tri më shumë se Izraeli i vendit të tretë.

Bjellorusia dhe Kosova janë në pozitën e katërt dhe të pestë me nga katër pikë. Andorra është e fundit me dy pikë.

Related Articles