Me shkuarjen e mërgimtarëve ka filluar të bie fluksi i automjeteve në pikat kufitare të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata vijojnë deri në një orë e 20 minuta.
Ndërkaq, në pikat tjera kufitare, pritjet më të gjata vijojnë deri në pesë ose dhjetë minuta.