Zyrtare: Alain Giresse ia jep shansin talentit nga Kosova – klubi i tij e konfirmon ftesën për ndeshjet e marsit

Zyrtare: Alain Giresse ia jep shansin talentit nga Kosova – klubi i tij e konfirmon ftesën për ndeshjet e marsit

Emir Sahiti edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e marsit.

Skuadra kroate Hajduk Split përmes një postimi në “Tëitter” e ka konfirmuar se Sahiti ka marrë ftesë nga Kosova për herë të parë.

“Emir Sahiti është ftuar për herë të parë nga Kombëtarja e Kosovës, që zhvillon dy miqësore në pushim internacional”, shkroi klubi.

Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë dy miqësore ndaj Burkina Fasos në “Fadil Vokrri” dhe ndaj Zvicrës si mysafire./GazetaEnigma/

Related Articles