Zyrtare: Arsim Thaqi merr timonin e FC Prishtinës

Zyrtare: Arsim Thaqi merr timonin e FC Prishtinës

FC Prishtina ka treguar se Arsim Thaqi, tanimë do të jetë trajneri i ri i ekipit kryeqytetas.

Thaqi do të jetë trajner i Prishtinës deri në fundin e këtij sezoni

Për lajmin ka njoftuar vet klubi.

Njoftimi i plotë:

“Arsim Thaqi merr timonin e FC Prishtinës. Trajneri me përvojë në futbollin e Kosovës, Arsim Thaqi do ti udhëheqë “bardhë e kaltërit” deri në fund të këtij sezoni.53 vjeçari kishte qenë pjesë e Prishtinës në të kaluarën si trajner dhe si drejtor sportiv. Stafit të trajnerëve të ekipit i është bashkuar edhe Blerim Bunjaku.

Sfida e parë për trajnerin Thaqi do të jetë të mërkurën ndaj Dritës në kuadër të gjysmëfinales së Kupes së Kosovës”, shkruhet në njoftimin e klubit. /Gazeta Enigma

Related Articles