Trajneri Adis Beçiragiq është zgjedhur selektor i Bosnjë-Hercegovinës në basketboll.
Beçiragiq në vitet e fundit ka punuar në Kosovë.
E ka udhëhequr Golden Eagle Yllin drejt dy titujve të kampionit dhe është vlerësuar lartë për punën e bërë.
Ai ka drejtuar edhe Pejën.
Beçiragiq kohë të gjatë ka punuar në Turqi, ndërsa është nga Bosna.
Në postin e selektorit e ka zëvendësuar Vedran Bosniqin, dikur lojtar i Bashkimit.