Drenica ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin Bekim Shotani pas humbjes nga Gjilani me rezultat 1-2 në Skenderaj.
Drenica i ka pësuar tri humbje nga tri ndeshje në sezonin pranveror, raporton Gazeta Enigma.
Skuadra nga Drenica ka bërë të ditur se shkarkimi I Shotanit ka ardhur pas humbjes nga Gjilani.
“Pas disfatës së sotme, ndaj SC Gjilanit në kuadër të xhiros 21-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, klubi dhe trajneri kanë vendosur për nderprerjën e bashkëpunimit”, ka njoftuar Drenica.
Pas 21 xhirove, Drenica pozicionohet në vendin e nëntë me 20 pikë, vend që e dërgon në Ligën e Parë.