Skuadra e Ulpianës ka transferuar mbrojtësin e njohur kosovar, Fidan Gërbeshi.
Gërbeshi i cili së fuindmi ishte pjesë e Malishevës – ka vendosur që karrierën ta vazhdojë tek skuadra lipjanase, KF Ulpiana.
Qendërmbrojtësi ka nënshkruar kontratë një vjeçare me KF Ulpianën.
Njoftimi i plotë i klubit:
“Fidan Gërbeshi rikthehet në shtëpi, për t’i dhënë sigurinë e duhur ekipes bardh e kaltër
Në ambientet e klubit, Presidenti i KF ULPIANA Jeton Gashi ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin lipjanas Fidan Gërbeshi për stinorin 2022/2023.
Fidan Gërbeshi për shumë vite ka luajtur në Superligën e Kosovës, si për: Ulpiana, Feronikeli, Drita, Arbëria dhe në sezonin e fundit ka luajtur tek Malisheva.
Gërbeshi falemnderoi Presidentin Gashi për pritjen e ngroht dhe potencoi: pas shumë viteve po rikthehem në klubin tim të qytetit, aty ku edhe e nisa karrierën.
Tifozëve lipjanas ju premtoj angazhim maksimal dhe kam bindjen e plot që klubi jonë do ta arrijë objektivin duke arritur rezultate të knaqshme në stinorin e ri.
Presidenti Gashi i dëshiroi suksese në stinorin në vijim lojtarit Gërbeshi dhe u shpreh: Stadiumi “Sami Kelmendi” është shtëpia e vërtetë e secilit sportist dhe sportdashës lipjanas, deri tani kemi kthyer në klub dhjetra lojtar vendor poashtu bashk me t’a presim të n’a kthehet edhe mbështetja e plot e publikut“.