Finalja në Kupën e Kosovës në futboll do të luhet me 21 maj, raporton Gazeta Enigma.
Ballafaqimi i shumëpritur final mes Prishtinës e Llapit do të luhet me 21 maj, të mërkurën nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kështu ka njoftuar FC Prishtina.
“Finalja e Kupës së Kosovës FC Prishtina – FC LLapi do të luhet me 21 Maj (e mërkurë) nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë”, shkruhet në njoftim.
Kujtojmë se si Prishtina ashtu edhe Llapi e kanë ojbektiv trofeun, sepse është e vetmja rrugë që të dalin në Europë.