Benjamin Kololli do të vazhdojë të luajë në futbollin japonez.
Ylli i Kosovës e ka vazhduar kontratën me klubin nga Japonia, Shimizu Pulse.
Saktësisht, anësori lipjanas do të jetë pjesë e Shimizu deri në vitine 2024.
Kololli iu bashkua këtij klubi në verën e vitit të kaluar si futbollist i lirë.
Në edicionin e tij debutues në Japoni, ai regjistroi tetë paraqitje kampionale./Gazeta “Enigma”/