Zyrtare: Leonit Abazi i bashkohet Ballkanit

Zyrtare: Leonit Abazi i bashkohet Ballkanit

Lojtari i krahut, Leonit Abazi, karrierën e vazhdon te kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani. Klubi nga Suhareka të enjten mbrëma ka prezantuar Abazin, që deri më tani ishte te Prishtina.

Abazi ka firmosur për tri vjet me Ballkanin.

“Leonit Abazi e forcoi krahun e majtë të ekipit tonë. Nga sot do të veshët me ngjurat e portokallta. Ai do të jetë pjesë e klubit për tri vjetët e ardhshme”, ka njoftuar Ballkani.

28-vjeçari nga Gjilani ka luajtur për Dritën, Skënderbeun e Korçës dhe Prishtinën. Me Skënderbeun dhe Prishtinën ka fituar trofe, duke përfshirë titullin e kampionit. Ai ka luajtur për U21 të Shqipërisë, ndërsa e ka një paraqitje për Kosovën.

Vlerësohet përforcim i madh për Ballkanin.

Related Articles