Zyrtare: Man Utd shkarkon Solskjaerin

Zyrtare: Man Utd shkarkon Solskjaerin

Klubi anglez, Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen me trajnerin norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer.

Solskjaer nuk do të jetë më trajner i Djajve të Kuq nga Old Trafford.

Drejtuesit e klubit kanë vendosur më në fund të shkarkojnë nga posti trajnerin Solskjaer, pas rezultateve të dobëta ketë sezon.

Lajmi për shkarkimin e Solskajer ka ardhur nga vet faqet zyrtare të klubit anglez.

“Manchester United mund të konfirmojë se Ole Gunnar Solskjaer është larguar nga posti i trajnerit. Faleminderit për gjithçka, Ole”, thuhet në njoftimin e Unitedit. /Gazeta Enigma.

Related Articles