Mikel Arteta ka rinovuar kontratën me Arsenalin deri në verën e vitit 2025.
Trajneri spanjoll është shprehur i lumtur që ka vazhduar kontratën me Arsenalin.
“Jam shumë i emocionuar, falënderues dhe vërtetë, vërtetë shumë i lumtur”, ka thënë Arteta pas nënshkrimit të kontratës së re.
Spanjolli e mori drejtimin e Arsenalit në vitin 2019 duke e fituar Kupën FA.
Arsenali në këtë sezon pozicionohet në vendin e katërt dhe ka mundësi të mirë që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
The journey continues ✊
✍️ Mikel Arteta
✍️ Jonas Eidevall
Congratulations on your new deals! ????— Arsenal (@Arsenal) May 6, 2022