VIDEO – Emocionuese, Mourinho shpërthen në lot pas kualifikimit të Romës në finale të Ligës së Konferencës

VIDEO – Emocionuese, Mourinho shpërthen në lot pas kualifikimit të Romës në finale të Ligës së Konferencës

Roma ka shkruar historinë duke u kualifikuar në finale të Ligës së Konferencës pas fitores 1-0 ndaj Leicesterit.

Më meritori për kalimin e Romës në finale të këtij kompeticioni është trajneri portugez Jose Mourinho.

Mourinho ia ka kthyer dinjitetin skuadrës së Romës duke bërë që stadium olimpik të mbushet në çdo ndeshje me tifozë.

Trajneri portugez është lidhur emocionalisht me skuadrën italiane duke e përjetuar çdo ndeshje, ‘Special One’ ka shpërthyer në lotë pas përfundimit të ndeshjes duke treguar dashninë për skuadrën italiane.

Finalja e madhe Roma – Feyenoord do të luhet më 25 maj në “Air Albania” në Tiranë./GAZETA ENIGMA/

Related Articles