Milot Rashica ka kompletuar transferimin te Besiktas, duke u prezantuar nga klubi i madh turk.
Ai sot ishte në pranin e nënkryetarit të klubit, Emre Kocadag, duke bërë edhe fotot zyrtare.
Transferimi i Milot Rashicës nga Norwich te Besiktas u mbyll për 5 milionë euro, para që do të paguhen me katër këste nga klubi turk.
Mësohet se paga e tij do të jetë 2 milionë euro në sezon, ndërsa do ta bartë numrin 11-të.
Rashica sezonin e shkuar kishte luajtur te Galatsaray ku fitoi titullin e kampionit.
Besiktas këtë sezon ka nënshkruar edhe me yje të tjerë si Ante Rebic dhe Alex Oxlade-Chamberlain.