ZYRTARE: Muhamed Dubova transferohet te Prishtina

ZYRTARE: Muhamed Dubova transferohet te Prishtina

Muhamed Dubova ka kompletuar transferimin te FC Prishtina nga skuadra sllovake Dubnica ku kishte kaluar një vit.

Dubova te Prishtina ka kryer komplet fazën përgatitore dhe është plotësisht gati, sipas faqes zyrtare të klubit.

Para përvojës sllovake, ai ka luajtur në Kosovë me skuadrën e SC Gjilanit.

Pas nënshkrimit të kontratës, Dubova ka dhënë edhe një prononcim për faqen zyrtare të klubit.

“Jam shumë i lumtur dhe shumë i motivuar që iu bashkova klubit më të madh në Kosovë. Do ta jap më të mirën time në stërvitje në mënyrë që të fitojë më pas minuta edhe në ndeshje. Premtoj përkushtim maksimal te FC Prishtina”.

“Për mua është nder dhe krenari që të jem pjesë e Prishtinës. Ky është klubi më i trofeshëm në Kosovë dhe me histori të madhe dhe për çdo futbollist, bartja e kësaj fanelle është ndjenjë e pa përshkruar”, deklaroi ai.

Related Articles