Zyrtare: Në rast të kualifikimit të Ballkanit, Shkupi do të jetë kundërshtari i skuadrës nga Suhareka në “play-off”

Zyrtare: Në rast të kualifikimit të Ballkanit, Shkupi do të jetë kundërshtari i skuadrës nga Suhareka në “play-off”

Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkupi do të jetë kundërshtar i Ballkanit në “play-Off”-in e Ligës së Konferencës, por vetëm nëse kampioni i Kosovës e eliminon Klaksvikun nesër në mbrëmje.

Ballkani e zhvillon të enjten ndeshjen e kthimit kundër skuadrës nga Ishujt Faroe, me “portokallezinjtë” që kanë avantazhin 3:2 prej ndeshjes së parë në Prishtinë.

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkupi u eliminua mbrëmë nga Shcmrock Rovers me rezultat të përgjithshëm 5:2 në rrethin e tretë eliminator në Ligën e Evropës dhe kësisoj ata tani do të synojnë fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Shkupi humbi 1:2 në ndeshjen e kthimit në kryeqytetin maqedonas, duke mos arritur ta përmbys ekipin irlandez.

Related Articles