Zyrtare: Prishtina rikthen bomberin e Superligës në kryeqytet

Zyrtare: Prishtina rikthen bomberin e Superligës në kryeqytet

Top-shënuesi i Superligës për edicionin e kaluar në fanellën e Drenicës me 19 gola në 26 paraqitje, Kreshnik Uka është futbollisti më i ri i FC Prishtinës.

Sulmuesi i mirënjohur ishte huazuar te Drenica në janar të vitit 2021, vit në të cilin Prishtina u shpall kampion. Në atë gjysmë-sezoni me Drenicën, Uka shënoi gjashtë gola në 14 paraqitje.

27-vjeçari ka firmosur kontratë të re dy-vjeçare me FC Prishtinën, të cilës tash e disa ditë i është bashkuar në fazën përgatitore me ç’rast në dy ndeshjet e para miqësore i ka realizuar edhe dy gola me fanellën “bardhekaltër”.

Uka për faqen zyrtare të klubit është shprehur i lumtur që i është bashkuar sërish Prishtinës.

“Jam i lumtur që jam rikthyer në klubin më të madh në vend. Pres me padurim fillimin e edicionit. Gjatë bisedave që kam pasur me drejtuesit e klubit, jam bindur që të jem pjesë e klubit dhe një projekti interesant”.

“Synimet e Prishtinës dihet se janë gjithmonë trofetë. Duhet të jemi të fokusuar maksimalisht nga fillimi e deri në fund të edicionit si në kampionat ashtu edhe në garat e Kupës në mënyrë që t’i arrijmë objektivat”.

“Tifozëve “Plisave” dhe të gjithë atyre që e përkrahin Prishtinën i’u premtoj maksimumin tim dhe gola. Jam sulmues dhe unë priten golat”  përfundoi Uka për faqen zyrtare të klubit.

Related Articles