Sulmuesi i krahut, Shefit Shefiti është përforcimi i fundit i skuadrës së Prishtinës për këtë afat kalimtar. Klubi nga kryeqyteti të premten e ka prezantuar Shefitin, i cili ka firmosur kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
24-vjeçari që është nga Tetova, sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Renovës, me te cilën ka luajtur edhe në garat evropiane.
Ndërkohë, me fanellën e Shkëndijës së Tetovës ka fituar dy tituj kampioni dhe një Kupë te Maqedonisë së Veriut.
Ai gjithashtu, ka qenë edhe pjesë e Përfaqësueses U21 të Shqipërisë. “Prishtinës iu bashkova me shumë dëshirë dhe e kam gjetur një kolektiv shumë të mirë.
Besoj shumë se do të kemi suksese drejt qëllimeve që i ka klubi. Synimet me Prishtinën janë titulli kampion dhe pjesëmarrja në garat evropiane”, ka thënë Shefiti për faqen e klubit.