Bujar Idrizi, Benjamin Emini, Arbnor Ramadani, Elvis Prençi, Ardit Peposhi, Kushtrim Shabani dhe Edon Zeqiri kanë vazhduar bashkëpunimin me Llapin.
Lajmi është konfirmuar nga vetë llapjanët, duke theksuar se kanë arritur vazhdimin e bashkëpunimit me futbollistët kyç të skuadrës në vitet e fundit. Shtatë futbollistët do të jenë pjesë e Llapit edhe për një edicion.
Postimi i plotë:
Sot kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratave me shtatë futbollistët kyç të skuadrës në vitet e fundit, sidomos në edicionin që lamë pas, të cilët kontribuan në suksesin e skuadrës me rastin e fitimit të Kupës së Kosovës.
Grupi prej shtatë futbollistëve të prirë nga kapiteni i skuadrës, Bujar Idrizi dhe zv. kapiteni Benjamin Emini, mbrojtësit Elvis Prençi dhe Ardit Peposhi, mesfushorët Arbnor Ramadani, Kushtrim Shabani e Edon Zeqiri, ndonëse kishin kontratë valide deri pas ndeshjeve të Evropës, u dakorduan me vazhdimin e kontratës edhe për edicionin e ardhshëm 2021/22.
Kontratë me skuadrën deri më 2022 vit kanë portieri: Marijan Coric, mesfushorët: Edon Sadriu e Kastriot Selmani, sulmuesit Valmir Veliu dhe Adonis Aliu kanë kontratë deri në vitin 2023, kurse mesfushori defanziv, Ilir Krasniqi deri në vitin 2025.