Zyrtare: Yamal do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit

Zyrtare: Yamal do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit

Barcelona ka konfirmuar se talenti i ekipit të parë, Lamine Yamal, ka pësuar një dëmtim në muskulin e pasmë të kofshës së majtë (hamstring).

Sipas njoftimit zyrtar, ekzaminimet mjekësore të kryera këtë të enjte kanë vërtetuar natyrën e lëndimit. Futbollisti do të ndjekë një plan trajtimi konservativ, pa ndërhyrje kirurgjikale.

Si pasojë, Yamal do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit në kampionat. Megjithatë, klubi shpreh optimizëm se ai do të jetë i gatshëm për pjesëmarrje në Kupën e Botës.

Related Articles