Zyrtari i LDK-së kërkon protestë gjithë-popullore për shkarkimin e Albin Kurtit

Zyrtari i LDK-së kërkon protestë gjithë-popullore për shkarkimin e Albin Kurtit

Zyrtari i LDK’së, Bajram Gecaj, thotë se të gjithë bashkë duhet të organizojnë një protestë para Qeverisë për të kërkuar shkarkimin e Albin Kurtit, kjo për shkak të sorollatjeve nëpër hotele luksoze.

“Partitë në pushtet, opozita, shoqëria civile, si dhe qytetarët e vendit, të organizojnë një protestë të përbashkët gjithë-popullore para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në të cilën do të kërkohej shkarkimi i Albin Kurtit, i cili, edhe pse deklarohet politikan i majtë, megjithatë, ai po sorollatet nëpër resorë luksozë pa qarë kokë për qytetarët e helmuar”, shkruan ndër të tjera ai.

Postimi i plotë i tij:

KURTI IK!

Partitë në pushtet, opozita, shoqëria civile, si dhe qytetarët e vendit, të organizojnë një protestë të përbashkët gjithë-popullore para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në të cilën do të kërkohej shkarkimi i Albin Kurtit, i cili, edhe pse deklarohet politikan i majtë, megjithatë, ai po sorollatet nëpër resorë luksozë pa qarë kokë për qytetarët e helmuar. Rrjedhimisht, deri në organizimin e zgjedhjeve, të kërkohet zëvendësimi i tij me Besnik Bislimin, i cili u “sakrifikua” në atë masë për vendin saqë shkoi në komision parlamentar drejtpërdrejtë nga klinika, pas trajtimit me infuzion, dhe pastaj edhe udhëhoqi mbledhjen e kabinetit qeveritar!/Gazeta Enigma/

Related Articles