Zyrtari i PDK-së nga Mitrovica: Ka pasur keqpërdorime të jashtëzakonshme

Zyrtari i PDK-së nga Mitrovica: Ka pasur keqpërdorime të jashtëzakonshme

Zyrtari i PDK-së në QKN, Jahir Sumiçi, ka thënë para mediave se ka pasur keqpërdorime të jashtëzakonshme, duke theksuar se nuk janë përputhur numrat serik të fletvotimeve me qendrat e votimeve, raporton Gazeta “Enigma”.

“Numërimi i votave ka filluar herët në mëngjes nga ora 8 dhe tani jemi në pasditë ku po përballemi me parregullsi të jashtëzakonshme. Deri më tani janë numëruar gjithsej 35 kuti të votimeve, ku prej tyre 20 vendvotime kanë lëvizur nga klasa në klasë, apo edhe nga vendvotimi në vendvotim”, tha Sumiçi.

“Pra është një ingjiniering i organizuar siç shihet qartë prej fakteve dhe provave që i kemi hasur gjatë numërimit të votave Deri më tani janë gjetur mbi 20 fletvotime me numra të ndryshëm serik, pra numri serik dallon prej vendvotimit. Kryesisht fletvotimet kanë lëvizur nga Shkolla Migjeni në shkollën Avdulla Shabani dhe nga Univeriteti në shkollën e Zhabarit”, tha ai.

Tutje ai ka theksuar se ka pasur edhe fletvotime me dy vula.

“Ne si PDK  e kemi bllokuar procesin. Ne si PDK në bashkpunim me koalicionet tona kemi vendosur ta bojkotojmë numërimin”. /Gazeta Enigma/

Related Articles