Zyrtari komunal i Pejës dyshohet se është përfshirë në përdorim të lëndëve narkotike

Zyrtari komunal i Pejës dyshohet se është përfshirë në përdorim të lëndëve narkotike

Një zyrtar komunal i Pejës dyshohet se është përfshirë në konsumim të lëndëve narkotike.

KALLXO.com ka siguruar pamje të cilat vetë zyrtari komunal i ka konfirmuar.

Personi që shihet në pamje është Luan Gashi, udhëheqës i Sektorit për Çështje Pronësie në Komunën e Pejës.

Në tavolinë, sipas pamjeve, shihet edhe një revole, por për të njëjtën ai tha se ka leje.

“Po unë jam udhëheqës i Sektorit për Çështje Pronësie në Komunën e Pejës. Unë jam në ato pamje” – ka konfirmuar pas telefonatës përmes një mesazhi Luan Gashi.

Related Articles