Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshill Evropian.
Mbase Konjufca nuk pranoi të jap data për dorëzimin e aplikacionit për anëtarësim, ai theksoi se të njëjtën do ta bëjnë kur të jenë gati dhe se është bërë gjithçka çka është e mundshme për sigurimin e votave.
Ndërsa, sa i përket asaj se a i ka siguruar Kosova votat e mjaftueshme, ai tha tha se janë duke bërë gjithçka çka është e mundur.
“Kemi edhe një delegacion që është atje i cili është i përhershëm i Kosovës në kuadër të parlamentit i cili merr pjesë vazhdimisht në asamblenë e KE. Është bërë punë e madhe që së pakku një vit, por puna ka qenë edhe e mëhershme”.
“Edhe vet kur kam qenë në opozitë kam qenë pjesë e delegacionit të Kosovës në Evropë. Kemi punuar të gjithë së bashku pavarësisht partive politike. Ky është sukses i Kosovës jo i ndonjë partie në mënyrë të veçantë”.