Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, së bashku me Zëvendëskryeministren Emilija Redžepi kanë vizituar Prizrenin dhe Gjakovën, ku u takuan edhe me kryetarët e komunave, Shaqir Totaj dhe Ardian Gjinin me të cilë u bisedua për fushatën e vaksinimit kundër COVID-19, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Ministri, Latifi ka bërë thittje që të vaksinohemi pasi “vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, të afërmit tanë dhe të frenojmë valën e Omicronit”.
“Në Prizren e më pas edhe në Gjakovë, Ministri Latifi ka takuar anëtarë të komuniteteve jo shumicë, dhe në një diskutim të hapur folën për sfidat në qasjen në shërbimet shëndetësore, për rëndësinë e angazhimit të komunitetit në avokimin e vaksinimit, dhe në të njejtën kohë kërkoi mbështetjen nga secili qytetar, të bisedojmë me të afërmit tanë që të vaksinohen sa më shpejt, për të mbrojtur kështu kujdesin shëndetësor nga mbingarkesa, ekonominë nga mbyllja dhe mirëqenien tonë sociale nga kufizimet”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
“Ministri Latifi i informoi ata se përkrah qendrave statike të vaksinimit, do të vazhdoj tutje vaksinimi mobil nga punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe do të vizitohen zonat rurale dhe qytetarët që për shkaqe të ndryshme nuk mund të paraqiten në pikat aktuale të vaksinimit. Në këtë mënyrë, të lehtësojmë kuptimisht qasjen e qytetarëve në vaksina, në të gjithë territorin e Kosovës”, ka njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë./Gazeta Enigma/