Tashmë, kur zërat për themelimin e Asociacionit po shtohen, vendit i duhen pozicione të qarta dhe unike, politike dhe publike.
Me këtë rast po ndaj dhjetë pika që i konsideroj të rëndësishme me i trajtu kur flasim për këtë temë:
- Kushtetuta e vendit e garanton të drejtën e themelimit të më shumë se një asociacioni;
- Sistemi politik është njëshkallësh, në dy komuna ka përgjegjësi asimetrike;
- Ligji për Vetëqeverisje Lokale dhe ai për Bashkëpunim Ndërkomunal (BNK), rregullon në esencë menyrën e bashkëpunimit në mes të komunave;
- Legjislacioni për vetëqeverisje lokale garanton të drejta ekskluzive për komunitetet; ndërkaq ai për financa, të drejtën e financimit nga donacionet;
- Për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe ka një vendim kushtetues që reflekton qartë pikat që bien në kundërshtim dhe rrugën që duhet ndjekur;
- Nuk ka nevojë për zhvlerësim të marrëveshjes ndërkombëtare, por qartësi për statutin e Asociacionit në linjë me rekomandimet e GJK-së;
- S’duhet të ketë dykuptimësi, por qartësi milimetrike;
- Asociacioni nuk mund të jetë strukturë mbi komunale; as njëetnik, duke rrezikuar karakterin multietnik të Kosovës;
- Asociacioni nuk mund ta minojë rolin kushtetues në shtetin dhe sistemin politik e qeverisës në vend;
- Të punësuarit nuk mund të jenë shërbyes publikë, ngase atëherë kjo duhet të akomodohet si strukturë/nivel qeverisës.
Përkundër dallimeve politike e ideologjike për çështjet e interesit nacional, nuk mund të kemi dallime, e aq më pak indiferencë./Gazeta Enigma/