Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë regjistruar 19 vdekje, raporton Gazeta Enigma.
Nga 5 mijë 798 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.167.006 doza të vaksinës.
Ndërsa, numri i rasteve aktive në Kosovë është 9 mijë e 764.