Një fëmijë 10-vjeçar është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë që nga pasditja e djeshme.
Nëna e të miturit Aurel Krasniqi, e cila ka raportuar se djali i saj kishte dalë nga banesa në rrugën “Hajrullah Zymi” më 29 prill 2025, rreth orës 16:30, dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më në shtëpi.
Sipas përshkrimit të dhënë nga familjarja, Aureli është i gjatë rreth 1.50 metra, peshon 45 kilogramë, ka sy të zinj dhe flokë të kaftë, ndërsa në momentin e zhdukjes kishte të veshur një duks ngjyrë gri.
Policia ka nisur hetimet dhe është duke punuar për lokalizimin dhe kthimin e të miturit. Familjarët janë në ankth dhe kërkojnë ndihmën e çdo qytetari që mund të ketë parë djalin.